Foto: Haga mbushet me flamuj para verdiktit për ish-krerët e UÇK-së

Haga mbushet me flamuj para verdiktit për ish-krerët e UÇK-së

Qindra shqiptarë janë mbledhur para objektit të Dhomave të Specializuara në Hagë, vetëm disa orë para verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në pamjet nga Haga shihen flamuj të UÇK-së para objektit të gjykatës.

Vendimi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi pritet të shpallet më 16 shtator.

Qytetarë nga Kosova dhe vende të ndryshme të Evropës kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë të pranishëm në ditën e vendimit. Tubimi para Dhomave të Specializuara shoqërohet me shprehje mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.