Foto: Halim Kerzi del me identitet tjetër, raportohet se kërkohet nga Turqia

Halim Kerzi del me identitet tjetër, raportohet se kërkohet nga Turqia

Halim Kryezi, i njohur në Kosovë si Halim Kerzi dhe Akinci, është vënë në qendër të një zhvillimi të ri. Raportohet se autoritetet e Turqisë e kërkojnë për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike.

Sipas dokumentacionit të siguruar, personi që në Kosovë njihet dhe prezantohet si Halim Kerzi rezulton edhe me një identitet tjetër. Pretendimi për kërkimin ndërkombëtar lidhet me autoritetet turke dhe me një rast të trafikimit të narkotikëve.

Zhvillimi vjen vetëm pak ditë pasi Halim Kryezi u paraqit publikisht si viktimë e fajdes. Tash, ai po del në qendër të një historie tjetër, shumë më serioze se rrëfimi që dha para kamerave.