Hapet konkursi për konvikte dhe mensë, ja afati për aplikim
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në konvikte dhe për shfrytëzimin e mensës së studentëve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit, aplikimi do të bëhet online, duke u mundësuar studentëve të paraqesin kërkesat e tyre për shërbimet e ofruara nga Qendra e Studentëve.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 18 shtator 2026, në orën 16:00. Studentët që duan të aplikojnë duhet ta respektojnë këtë afat dhe ta kryejnë procedurën në internet.