Foto: Haxhiu shpreson marrëveshje VV-LDK për konstituimin e Kuvendit

Haxhiu shpreson marrëveshje VV-LDK për konstituimin e Kuvendit

Albulena Haxhiu është shprehur optimiste se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të arrijnë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit gjatë javës së ardhshme.

“Jam optimiste që do të kemi rezultate pozitive”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se pret që marrëveshja ndërmjet dy subjekteve politike të përmbyllet sa më parë.

Sipas saj, rezultati duhet të konfirmohet nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht nga kryetari i saj, Albin Kurti, dhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Haxhiu ka theksuar se një marrëveshje e tillë do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit, ndërsa pritjet e saj lidhen me arritjen e rezultateve pozitive gjatë ditëve në vijim.