Foto: IPK rekomandon suspendimin e policit në Aeroportin e Prishtinës për 105 euro

IPK rekomandon suspendimin e policit në Aeroportin e Prishtinës për 105 euro

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin me pagesë të një zyrtari policor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin për veprime të kundërligjshme lidhur me 105 euro.

Zyrtari shërbente në Stacionin Policor Kufitar në aeroport, ndërsa IPK-ja ka nisur hetimet për rastin. Dyshimi lidhet me paratë që i ishin dorëzuar zyrtarit policor në aeroport.

Rasti është pranuar nga IPK-ja më 14 shtator 2026, pasi ishte referuar nga Policia e Kosovës. Hetimet po zhvillohen nga Inspektorati për të sqaruar rrethanat e rastit dhe veprimet e zyrtarit.

Sipas hetimeve fillestare, më 9 shtator një punonjës i aeroportit kishte raportuar humbjen e shumës prej 105 eurosh. IPK-ja ka rekomanduar masën e suspendimit me pagesë ndaj zyrtarit policor.