Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Kapet 26-vjeçari nga Obiliqi i kërkuar për vuajtjen e dënimit

Një 26-vjeçar nga Obiliqi, i dënuar me burgim për një vepër penale që lidhet me narkotikët, është kapur nga Policia pasi ndaj tij ishte aktiv një urdhërarrest. Pas kapjes, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Bëhet fjalë për Fisnik Bekteshin nga fshati Breznicë i Obiliqit. Ai ishte dënuar me burgim për veprën penale që lidhet me posedimin e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Pas ndalimit, janë ndërmarrë procedurat për zbatimin e urdhëresës, ndërsa Bekteshi është dërguar në vuajtje të dënimit me burg.