Katër jetë humbën në krye të detyrës, Kurti ende pa reagim publik
Brenda më pak se dy muajve, katër persona kanë humbur jetën në rrethana që lidhen me kryerjen e detyrës, duke përfshirë tri viktima në aksidente në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe zyrtarin policor Altin Kryeziu.
Sipas informacionit të publikuar, tri familje kanë humbur të afërmit e tyre në aksidente pune në KEK. Rasti i fundit lidhet me vdekjen e policit Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë pas lëndimeve të marra gjatë kryerjes së detyrës.
Deri në momentin e publikimit, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk kishte reaguar publikisht për asnjërin prej këtyre rasteve.