Foto: Katër të ndaluar në Mitrovicë për manipulim të testeve të patentë-shoferit

Katër të ndaluar në Mitrovicë për manipulim të testeve të patentë-shoferit

Një skemë e dyshuar për manipulimin e testeve me shkrim për patentë-shofer është goditur në Mitrovicë, pas një hetimi disamujor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Sipas dyshimeve të hetuara, kandidatëve u mundësohej kalimi i testit teorik përmes pajisjeve të fshehta. Kamera vendosej në maicë, ndërsa përgjigjet pretendohet se u tregonin nga distanca përmes një dëgjueseje në vesh.

Në rast janë përfshirë Habib Kalludra, Florent Zeneli, Arizona Rushiti, Erion Geci dhe Afrim Geci. Katër prej tyre, Kalludra, Zeneli dhe vëllezërit Erion e Afrim Geci, janë ndaluar, ndërsa Arizona Rushiti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet nën dyshimet për veprat penale që lidhen me pranimin dhe dhënien e ryshfetit në sektorin privat.