Kërcënime ndaj gruas në Vushtrri, burri ndalohet për 48 orë
Një rast i kanosjes brenda një marrëdhënieje familjare është denoncuar në Vushtrri, ndërsa burri i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
Gruaja ka raportuar në Polici bashkëshortin me të cilin aktualisht nuk jeton. Sipas deklarimit të saj, më 23 gusht ai kishte shkuar deri te vendi i saj i punës dhe e kishte kërcënuar pasi ajo nuk ishte kthyer në shtëpi.
Në lidhje me rastin, Policia ka intervistuar edhe dy fëmijët e çiftit në cilësinë e dëshmitarëve. Sipas dëshmive të tyre, babai dyshohet se kishte bërë deklarata kërcënuese ndaj bashkëshortes nëse ajo nuk kthehej në shtëpi.
Pas raportimit dhe marrjes së dëshmive, burri është ndaluar për 48 orë. Rasti po trajtohet nga organet kompetente.