Kontrolli në Gjakovë zbulon armë të gjatë në veturën e 27-vjeçarit
Një kontroll rutinë i Policisë në Gjakovë përfundoi me sekuestrimin e një arme të gjatë dhe inicimin e rastit ndaj një 27-vjeçari. Rasti ndodhi më 18 shtator, rreth orës 17:00, në rrugën “Nëna Terezë”, ku patrulla policore ndaloi për kontroll veturën e L.K.
Gjatë kontrollit, arma u gjet në pjesën e pasme të veturës, te ulëset e pasagjerëve. Bëhet fjalë për një armë të gjatë të llojit SD15, me kalibër 5.56×45 milimetra, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Gjatë intervistimit, 27-vjeçari deklaroi se lejen për armën e kishte në shtëpi, por nuk posedonte leje për lëvizjen ose bartjen e saj. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti u iniciua për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.