Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Kontrolli në Jarinjë eskaloi në kërcënime dhe lëndimin e një polici

Një kontroll policor në pikën kufitare në Jarinjë ka eskaluar në një incident serioz, gjatë të cilit pati kërcënime ndaj zyrtarëve policorë, rezistencë gjatë arrestimit dhe lëndimin e një polici.

Pas incidentit janë arrestuar Bastri Islami, 41-vjeçar, dhe Alban Islami, 35-vjeçar. Ndaj të dyve, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim.

Rasti lidhet me kërcënimin e dyshuar ndaj një polici në Jarinjë. Në përshkrimin e incidentit është përfshirë edhe deklarata: “Nëse jam gjallë, kam me ta zhvesh uniformën”.