Kontrolli policor në Fushë Kosovë zbulon urdhër-arrestin, 33-vjeçari në burg
Një kontroll policor në Fushë Kosovë ka përfunduar me arrestimin e një 33-vjeçari, pasi verifikimi në sistem tregoi se ndaj tij kishte një urdhër-arrest aktiv nga Gjykata.
Bëhet fjalë për Albert Sumajn, i cili u arrestua rreth orës 12:10. Pas kontrollit të të dhënave të tij në sistemin policor, u konstatua se urdhër-arresti ishte lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë.
Urdhëresa lidhej me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe parashihte vuajtjen e dënimit prej 15 ditësh burgim. Pas përfundimit të procedurave policore, Sumaj u dërgua në Qendrën Korrektuese për ta vuajtur dënimin.