Foto: Kosova mposht Maqedoninë e Veriut dhe shënon fitoren e dytë në Taranto 2026

Kosova mposht Maqedoninë e Veriut dhe shënon fitoren e dytë në Taranto 2026

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shënuar fitoren e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1 në sete.

Ndeshja nisi me një set të luftuar, të cilin Kosova e fitoi 30:28. Më pas, volejbollistet kosovare triumfuan 25:17, ndërsa Maqedonia e Veriut e ngushtoi epërsinë me fitoren 25:19 në setin e tretë.

Kosova e mbylli përballjen në setin e katërt, të cilin e fitoi 25:16, duke regjistruar kështu suksesin e dytë në këtë garë.