Kosova përfshihet në forcën ndërkombëtare për Gazën dhe mbështet planin e Trumpit
Kosova është përfshirë zyrtarisht në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për Gazën dhe do t’i japë mbështetje të rëndësishme Planit 20-Pikësh të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump.
Në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, përfaqësues të Republikës së Kosovës, Bordit të Paqes dhe ISF-së kanë nënshkruar Marrëveshjen e Shtetit Pjesëmarrës, përmes së cilës formalizohet përfshirja e Kosovës në këtë forcë.
Sipas njoftimit të Bordit të Paqes, Kosova do të ofrojë mbështetje për misionin që synon zbatimin e planit për Gazën. Për përfshirjen në këtë forcë kishte njoftuar më herët edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.