Foto: Kosova dhe Shqipëria në diskutime për trupa në misionin për Gazën

Kosova dhe Shqipëria në diskutime për trupa në misionin për Gazën

Kosova dhe Shqipëria pritet të dërgojnë trupa në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën, ndërsa bisedimet për dislokimin e saj në Rripin e Gazës po avancojnë.

Të dyja vendet përmenden në mesin e shteteve që pritet t’i kontribuojnë kësaj force me disa qindra trupa. Përfshirja e mundshme e tyre është pjesë e diskutimeve për përbërjen e misionit ndërkombëtar në Gaza.

Sipas një burimi të përfshirë në negociata, po diskutohet edhe dislokimi i rreth 1 mijë e 200 trupave nga Uganda dhe i 500 trupave të tjerë nga Burundi.