Kosovarit i vidhen çanta, paratë dhe telefoni në Ulqin
Një kosovari dyshohet se i janë vjedhur çanta, paratë dhe telefoni gjatë pushimeve në Ulqin. Rasti ka ndodhur në Plazhin e Vogël dhe tashmë është raportuar në polici.
Sipas të dhënave të bëra publike, qytetari ka dërguar pamje të një personi që dyshohet se lidhet me rastin. Pamjet janë publikuar me qëllim që të ndihmojnë në identifikimin e tij.
Qytetari ka kërkuar ndihmën e personave që mund ta njohin të dyshuarin ose që kanë informacione për rastin. Kushdo që mund të ndihmojë, mund t’i drejtohet Policisë.