Kroacia paralajmëron hapa politikë ndaj Serbisë pas nderimeve për Mlladiqin
Kroacia do të ndërmarrë hapa politikë ndaj Serbisë, pasi Ratko Mlladiqi, i dënuar nga Haga për gjenocid, u përcoll në Beograd me nderime shtetërore dhe ushtarake. Këtë e bëri të ditur të mërkurën ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.
Anushiq tha se trajtimi i tillë ndaj një krimineli të dënuar lufte tregon qartë drejtimin e politikës serbe. Reagimi i tij erdhi pas ceremonisë së përcjelljes së Mlladiqit në Beograd.
“Fjala tani është te Komisioni Evropian, te politika botërore dhe politika evropiane dhe, natyrisht, te politika kroate, e cila do të marrë një vendim dhe do të ndërmarrë hapat e saj në përputhje me politikën kroate”, tha Anushiq.
Ministri kroat vlerësoi gjithashtu se e gjithë bota pati sërish mundësinë të shihte atë që ai e quajti “fytyrën e vërtetë të Serbisë” pas përcjelljes së Mlladiqit në Beograd.