Foto: Lajm i mirë nga Podujeva: e mitura kthehet te familja

Lajm i mirë nga Podujeva: e mitura kthehet te familja

Ka marrë fund kërkimi për një vajzë të mitur nga Podujeva. Pas orësh ankthi dhe kërkimi, e mitura, e lindur në vitin 2014, u kthye në shtëpi rreth orës 18:15 dhe më pas është kontaktuar nga Policia në praninë e një punonjësi të Qendrës për Punë Sociale.

Rasti ishte raportuar në Polici në orët e hershme të 21 gushtit, rreth orës 06:15, nga babai i saj, pasi familja nuk dinte se ku ndodhej vajza. Pas raportimit, u njoftua Prokurorja kujdestare e Departamentit për të Mitur dhe rasti u iniciua si “Person i zhdukur”.

Gjatë ditës u zhvilluan kërkime dhe verifikime, dhe më pas babai informoi Policinë se vajza ishte kthyer në banesë. Zyrtarët policorë së bashku me një punonjës të Qendrës për Punë Sociale shkuan më pas në shtëpinë e familjes për të sqaruar rreth rrethanave të kthimit.

Lajmi i kthimit i dha fund kërkimit dhe shqetësimit të familjes, ndërsa rasti do të mbetet i regjistruar sipas procedurave për personat e zhdukur deri në përfundimin e mëtutjeshëm të verifikimeve.