“Liria ka Emër” rikthen qëndrimet evropiane para verdiktit në Hagë
Në prag të verdiktit në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, platforma “Liria ka Emër” ka publikuar një reagim ku rikthen qëndrimet e zyrtarëve evropianë për Kosovën, të shprehura më 16 shtator 1998.
Sipas reagimit, në Parlamentin Evropian ishte folur për situatën në Kosovë, represionin e regjimit të Millosheviqit, spastrimin etnik dhe popullin shqiptar që ndodhej nën sulm. Në atë diskutim, UÇK-ja përshkruhej si palë në një luftë përballë forcave të rregullta jugosllave.
Reagimi është publikuar në kohën kur pritet verdikti për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ish-krerë të UÇK-së. Platforma thekson se qëndrimet e përmendura janë deklarata të zyrtarëve evropianë të bëra në vitin 1998, dhe jo interpretime të krijuara më vonë.