LVV konfirmon bllokimin e Kuvendit: Nuk voton Shalën dhe Çitakun
Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se po e bllokon konstituimin e Kuvendit, pasi nuk do t’i japë votat për zgjedhjen e Kujtim Shalës dhe Vlora Çitakut në postet e nënkryetarëve.
Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, deklaroi se mosvotimi i nënkryetarëve po përdoret si mjet politik. Ai tha se Kujtim Shala nga LDK-ja dhe Vlora Çitaku nga PDK-ja nuk i kanë votat e LVV-së për këto poste.
Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Rexhaj e lidhi qëndrimin e partisë me zhvillimet politike rreth konstituimit të Kuvendit. Sipas tij, LVV-ja nuk do ta votojë as Shalën, as Çitakun.