Mijëra njerëz në Prishtinë në Marshin për Liri para aktgjykimit në Hagë
Mijëra njerëz morën pjesë në Prishtinë në “Marshin për Liri”, i zhvilluar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Marshi u mbajt vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ngjarja u zhvillua në Prishtinë dhe u shoqërua me pjesëmarrje të madhe qytetare, duke e kthyer marshin në një tubim të gjerë mbështetës për ish-krerët e UÇK-së.