Foto: Mbi 10 kilogramë marihuanë sekuestrohen në Pejë, arrestohet 23-vjeçari

Mbi 10 kilogramë marihuanë sekuestrohen në Pejë, arrestohet 23-vjeçari

Një aksion i Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve marihuanë, arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të një të dyshuari tjetër.

I arrestuari është Sylë Dollci, 23-vjeçar. Në kuadër të këtij rasti, në kërkim ndodhet edhe Ali Dollci, 33-vjeçar.

Sipas të dhënave të bëra publike për rastin, substanca narkotike u sekuestrua gjatë aksionit të zhvilluar nga njësia që merret me hetimin e trafikimit të narkotikëve në Pejë. Ndaj personit tjetër të dyshuar vijon kërkimi.