Mbrojtja e Thaçit kërkon lirim: Vendimi të bazohet në prova, jo spekulime
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka paraqitur fjalën përfundimtare në seancën gjyqësore për rastin ku ai dhe të tjerët akuzohen për tentim pengimi të drejtësisë. Avokatja Sophie Menegon ka kërkuar që Thaçi të lirohet.
Menegon i ka kërkuar trupit gjykues që vendimi të bazohet vetëm në prova dhe jo në spekulime. Sipas mbrojtjes, vendimi nuk duhet të mbështetet në pretendime spekulative të Prokurorisë.
Gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare, mbrojtja ka argumentuar se vendimi ndaj Thaçit duhet të çojë në lirimin e tij nga akuzat. Seanca është pjesë e procesit gjyqësor në rastin për tentim pengimi të drejtësisë.