Foto: Mbyllet procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Mbyllet procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Christopher Gosnell, e ka shpallur të mbyllur procesin gjyqësor në rastin për tentim-pengim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë.

Në këtë rast përfshihen Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi. Procesi është mbyllur pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet mbrojtëse përfunduan fjalët e tyre përfundimtare, si dhe replikat e kundër-replikat.

Vendimi për mbylljen e procesit është marrë sot në Hagë. Me këtë hap përfundon faza e shqyrtimit gjyqësor në këtë rast, ndërsa zhvillimi i radhës lidhet me vendimin e gjykatës.