Foto: Më pak se 24 ditë, numërimi mbrapsht vazhdon në Prishtinë

Më pak se 24 ditë, numërimi mbrapsht vazhdon në Prishtinë

Numërimi mbrapsht i “Orës së Pritjes” po vazhdon në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku po shënohen ditët që kanë mbetur deri te vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kanë mbetur më pak se 24 ditë deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës Speciale. Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Ekrani i vendosur në shesh mundëson që qytetarët ta ndjekin numërimin e ditëve deri në momentin e shpalljes së vendimit. Nisma “Ora e Pritjes” po e mban këtë proces të pranishëm në hapësirën publike të kryeqytetit.