Mërgata niset drejt Hagës para vendimit për ish-krerët e UÇK-së
Në prag të vendimit për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mërgata ka nisur rrugën drejt Hagës, ku pritet të shpallet një vendim historik.
Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar një fotografi ku shihen disa mërgimtarë së bashku, të veshur me bluza me mbishkrimin “Freedom Has A Name” dhe “Liria ka Emër”.
Fotografia është publikuar në kuadër të nisjes së tyre drejt Hagës, në prag të vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së.