Mesazhe të dyshimta në Viber ftojnë përdoruesit në grupe kriptomonedhash
Mesazhe të dyshimta po shpërndahen në aplikacionin Viber nga numra të panjohur, duke ftuar përdoruesit të bashkohen në një grup për kriptomonedha.
Shqetësimi është ngritur nga një lexues, i cili ka treguar se i njëjti mesazh i ka ardhur nga dy numra të ndryshëm. Në tekst, përdoruesit përshëndeten si të ftuar në grupin “Crypto” dhe udhëzohen të klikojnë në një lidhje për t’u bashkuar.
Lexuesi dyshon se bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi online. Përdoruesit këshillohen të mos klikojnë në lidhje të panjohura, të mos japin të dhëna personale ose financiare dhe të mos bashkohen në grupe të dyshimta.