Mësimi në Prishtinë vazhdon normalisht më 16 shtator
Mësimi në shkollat e Komunës së Prishtinës do të zhvillohet sipas orarit të rregullt më 16 shtator, ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, pas pyetjes nëse është marrë ndonjë vendim për pezullimin ose ndryshimin e orarit të mësimit.
Pra, nxënësit dhe stafi arsimor në shkollat e kryeqytetit do të vijojnë procesin mësimor sipas planit të rregullt edhe gjatë kësaj date.