Foto ilustruese: Aksident në Korenicë të Gjakovës: nëntë të lënduar

Mjekët kërkuan ndihmë nga AI gjatë momenteve kritike në klinikë

Detaje të reja po dalin për rrethanat e vdekjes së këngëtarit grek Giorgos Mazonakis në një klinikë ku dy mjekë, Ilias Theodoropoulos dhe Ioanna Gaka, janë arrestuar.

Sipas të dhënave të ekspertizës digjitale, mjekët tentuan ta fshihnin praninë e këngëtarit në ambientet e klinikës. Të njëjtat të dhëna tregojnë se, gjatë momenteve kritike, ata kërkuan udhëzime nga Inteligjenca Artificiale për ta sjellë në jetë.

Zbulimet e reja lidhen me materialet e rikuperuara nga pajisjet e konfiskuara gjatë hetimit. Këto të dhëna kanë nxjerrë në pah veprime të dyshuara brenda klinikës dhe po përdoren për të sqaruar rrethanat e vdekjes së këngëtarit.