Mladenov mirëpret FSK-në në forcën ndërkombëtare për Gazën
Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazën, Nickolay Mladenov, ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar dje në Prishtinë, përmes së cilës Forca e Sigurisë së Kosovës zyrtarisht bëhet pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare në Gazë.
Mladenov i ka uruar Kosovës mirëseardhje në këtë forcë ndërkombëtare. Ai e ka përshëndetur përfshirjen e FSK-së si angazhim për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës.
“Mirënjohës ndaj Kosovës për bashkimin me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Kontributi juaj është një angazhim i qartë për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës. Mirë se vini, Kosovë!”, ka shkruar Mladenov në platformën X. FSK-ja kishte njoftuar të hënën për këtë përfshirje.