Nafta lirohet në Kosovë, por benzina dhe gazi shtrenjtohen
Çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë kanë ndryshuar sot, duke sjellë ulje të çmimit të dizelit, por rritje të çmimeve të benzinës dhe gazit.
Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi maksimal i naftës, përkatësisht dizelit, është 1.78 euro për litër. Një ditë më parë, ky çmim ishte 1.79 euro për litër.
Ndërkohë, benzina sot mund të shitet deri në 1.54 euro për litër, nga 1.53 euro sa ishte më 25 gusht. Edhe çmimi maksimal i gazit është rritur, nga 0.62 në 0.63 euro për litër. Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot në orën 10:00.