Foto: Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare doktoresha Drita Berisha

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare doktoresha Drita Berisha

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare doktoresha Drita Berisha, e njohur për kontributin e saj pionier në gastroenterologji dhe hepatologji.

Familjarët e kanë bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi publik. Berisha ishte doktoresha e parë e shkencave nga fusha e gastroenterologjisë dhe hepatologjisë, si dhe subspecialistja e parë e kësaj fushe në Kosovë.

Varrimi i saj do të bëhet më 24 gusht, në orën 16:30, në varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëri. E pamja do të mbahet në shtëpinë e familjes në Prishtinë më 25 dhe 26 gusht, nga ora 09:00 deri në 17:00.