Foto: Ndalet për 48 orë një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në Prishtinë

Ndalet për 48 orë një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në Prishtinë

Një person është ndaluar për 48 orë pas vdekjes së një punëtori në një kantier ndërtimi në Prishtinë, në një rast që tashmë ka marrë drejtim penal.

Ngjarja tragjike ndodhi pasi punëtori ra nga lartësia në kantierin e kompleksit “Shala Group”. Si pasojë e rënies, ai humbi jetën.

Personi i ndaluar fillimisht është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa më pas ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetimet për rrethanat e vdekjes po zhvillohen në kuadër të procedurës penale.