Foto: Një 33-vjeçar ndalohet në Prishtinë, 2 mijë eurot i kushtojnë 100 ditë burg

Një 33-vjeçar ndalohet në Prishtinë, 2 mijë eurot i kushtojnë 100 ditë burg

Një 33-vjeçar është ndaluar mbrëmjen e 14 shtatorit në Prishtinë, pasi gjatë verifikimit është konstatuar se ndaj tij ishte aktiv një urdhër-arrest për dy vepra penale. Ndalimi është kryer rreth orës 21:45, në rrugën “Shaban Shala”.

Bëhet fjalë për Amir Goxhufin, i cili kërkohej për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndaj 33-vjeçarit ishte shqiptuar më herët një gjobë prej 2 mijë eurosh. Meqë gjoba nuk ishte paguar, ajo ishte shndërruar në dënim me 100 ditë burgim. Pas realizimit të urdhër-arrestit, ai është dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtjen e dënimit.