Nesër varroset polici Altin Kryeziu pas vdekjes nga aksidenti në detyrë
Policit Altin Kryeziu do t’i jepet nesër lamtumira e fundit, pas vdekjes së tij disa ditë pasi u aksidentua në krye të detyrës.
Sipas njoftimit të familjarëve, Kryeziu do të varroset të hënën, më 24 gusht, në varrezat e fshatit Bubavec. Ceremonia e varrimit do të nisë në orën 17:00.
Familjarët kanë njoftuar për ceremoninë mortore, duke bërë të ditur se do t’i japin lamtumirën e fundit Altinit, policit që humbi jetën pas aksidentit në detyrë.