Neziri paralajmëron intensifikim të protestave: Java e dytë do të jetë ndryshe
Në natën e shtatë të protestës kundër vendimit të Hagës, njëri nga organizatorët dhe folësit, Çlirim Neziri, paralajmëroi se protestat mund të intensifikohen. Ai u bëri thirrje institucioneve të reagojnë ndaj kërkesave të protestuesve.
Neziri tha se qytetarët kanë pritur për një javë reagim institucional dhe se gjatë kësaj kohe kanë protestuar e kanë shprehur kërkesat e tyre. Në fjalën e tij, ai përmendi edhe projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai paralajmëroi se java e dytë e protestave mund të jetë ndryshe nga e para nëse institucionet nuk përgjigjen. Sipas deklaratës së tij, protestat do të vazhdojnë dhe çdo ditë pa përgjigje do t’i gjejë protestuesit sërish në rrugë.