Nis me vonesë seanca konstituive, VV nuk mbështet propozimet e PDK-së e LDK-së
Ka nisur me vonesë seanca konstituive e Kuvendit, në të cilën pritet të votohet për nënkryetarët. Zhvillimi vjen pas dështimit të seancës së kaluar për konstituimin e Kuvendit.
Në rend dite është zgjedhja e Ardian Golës, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe e Vlora Çitakut nga PDK-ja dhe Kujtim Shalës nga LDK-ja. Për komunitetet joshumicë joserbe është propozuar Emilja Rexhepi, ndërsa Lista Srpska ka propozuar Sllavko Simiqin.
Pas propozimeve, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ftoi përfaqësuesit e partive në konsultim, por deklaroi se nuk kishte dakordim për mënyrën e votimit. VV më pas tha se nuk do t’i votojë nënkryetarët e propozuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.