Foto: Nisin fjalët përmbyllëse në rastin e ndërhyrjes në drejtësi

Nisin fjalët përmbyllëse në rastin e ndërhyrjes në drejtësi

Ka nisur në Gjykatën Speciale seanca për fjalët përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohet ish-presidenti Hashim Thaçi për ndërhyrje në drejtësi.

Në sallën e gjyqit ndodhet vetëm Thaçi. Hajredin Kuçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu po marrin pjesë në seancë përmes videolidhjeve.

Gjatë seancës do të paraqiten deklarimet përmbyllëse. Prokuroria Speciale do të flasë e para, pasuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe më pas nga palët e tjera.