Foto: Një ditë para aktgjykimit, katërshes së UÇK-së i zgjatet paraburgimi

Një ditë para aktgjykimit, katërshes së UÇK-së i zgjatet paraburgimi

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, katërshes së UÇK-së i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj. Zhvillimi prek ndër të tjera Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, të cilëve u është vazhduar masa e paraburgimit.

Vendimin e ka marrë gjyqtari Charles Smith. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Rina Mujku, e cila po raporton nga Haga.

Vazhdimi i paraburgimit vjen një ditë para shpalljes së aktgjykimit, duke e bërë këtë vendim pjesë të zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së.