Një person ekstradohet, tjetri transferohet në Kosovë
Një person është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, ndërsa një tjetër është transferuar nga Shqipëria, bëri të ditur Policia e Kosovës për dy operacione ndërkombëtare të realizuara më 9 shtator.
Sipas njoftimit të policisë, personi i transferuar nga Shqipëria ishte i dënuar për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municionit në bashkëpunim.
Pas transferimit, ai iu dorëzua Shërbimit Korrektues të Kosovës për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri. Ndërkohë, personi tjetër u ekstradua nga Gjermania në Kosovë.