Foto: Një person gjendet pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani

Një person gjendet pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ndërsa rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 20:00. Pas marrjes së informacionit, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë ftuar edhe ekipet mjekësore emergjente.

Ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e cila ishte mashkull. Policia ka bërë të ditur se po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.