Foto: Ora e parë në shkollat e Prishtinës i kushtohet UÇK-së

Ora e parë në shkollat e Prishtinës i kushtohet UÇK-së

Shkollat e Prishtinës sot, më 16 shtator, do t’ia kushtojnë orën e parë të mësimit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës.

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës u ka kërkuar drejtorive të shkollave që gjatë kësaj ore të trajtojnë edhe kontributin e çlirimtarëve dhe sakrificën e qytetarëve për lirinë e Kosovës.

Sipas shkresës së datës 15 shtator 2026, temat duhet të përshtaten me moshën e nxënësve. Në to përfshihet edhe procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në shkresë thuhet se qëllimi i kësaj ore është që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike.