OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se e mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, pak para verdiktit final në Hagë.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e dha këtë qëndrim në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së organizatës. Ai tha se protesta është thirrur nga platforma “Liria ka Emër”.
Gucati deklaroi se OVL-UÇK-ja do t’i bashkohet protestës dhe u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë. Sipas tij, organizata synon që tubimi të jetë sa më i madh dhe të shprehë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në prag të vendimit përfundimtar në Hagë.