Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për “53-milionëshin”
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim në rigjykimin për rastin e njohur si “53-milionëshi”. Aktgjykimi është shpallur sot nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Trupi gjykues që shpalli vendimin është kryesuar nga gjyqtarja Violeta Namani. Përveç dënimit me burgim, ndaj Lekajt është shqiptuar edhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike për 3 vjet e 8 muaj, masë që do të zbatohet pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.
Rasti lidhet me pagesën shtesë prej 53.1 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bechtel & Enka” për zgjatjen e afatit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”. Çështja ishte kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e parë.