Foto: Në Mitrovicën e Veriut, pamjet e kamerave çojnë 27-vjeçarin drejt dyshimit për kallëzim të rremë

Në Mitrovicën e Veriut, pamjet e kamerave çojnë 27-vjeçarin drejt dyshimit për kallëzim të rremë

Një pretendim për keqtrajtim në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut ka marrë kthesë pas sigurimit të pamjeve të kamerave të sigurisë. Rasti lidhet me një 27-vjeçar, i cili tani dyshohet për kallëzim të rremë.

Valmir Ademi raportoi më 11 shtator, rreth orës 13:50, se ishte goditur nga një zyrtar korrektues brenda qendrës. Pretendimi i tij kishte të bënte me përdorimin e forcës fizike gjatë qëndrimit në paraburgim.

Hetuesit siguruan pamjet e kamerave të sigurisë për të verifikuar atë që kishte deklaruar 27-vjeçari. Pas shqyrtimit të tyre, rasti mori drejtim tjetër dhe Ademi tash dyshohet për kallëzim të rremë.