Pamjet e kthimit të Flora Brovinës në Kosovë pas burgut në Serbi
Pas njoftimit për vdekjen e Flora Brovinës në moshën 76-vjeçare, janë rikthyer në vëmendje pamjet e kthimit të saj në Kosovë pas burgut në Serbi.
Brovinën e pritën qytetarë në Merdarë. Menjëherë pasi kaloi kufirin dhe hyri në Kosovë, ajo zbriti nga vetura, u përkul dhe puthi tokën.
Flora Brovina ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Ajo njihej për angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Kosovë.