Foto: Para aktgjykimit në Hagë, policia konfiskon shtizat e flamujve

Para aktgjykimit në Hagë, policia konfiskon shtizat e flamujve

Pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, policia në Hagë po ua konfiskon qytetarëve shtizat e flamujve. Në qytet janë mbledhur shumë qytetarë, ndërsa prania e policisë është shtuar.

Qytetarëve po u merren shtizat e flamujve, qofshin ato prej druri apo prej metali. Pamjet nga Haga tregojnë policinë gjatë këtij veprimi në orët para nisjes së seancës së shpalljes së aktgjykimit.

Qytetarët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Hagës kanë marrë me vete flamuj të UÇK-së, të platformës “Liria ka Emër”, si dhe flamuj të Kosovës e të Shqipërisë.