Foto: Paris Guri përplaset me Janina Ymerin: “Kush ta hapi derën?”

Paris Guri përplaset me Janina Ymerin: “Kush ta hapi derën?”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka reaguar ndaj deputetes së kësaj partie, Janina Ymerit, pas kritikave që ajo i ka adresuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Guri e ka cilësuar si ironi që Ymeri e ka kritikuar Abdixhikun, ndërsa publikisht ka shtruar pyetjen se kush ia kishte hapur derën për t’u bërë deputete.

Në reagimin e tij, Guri e ka lidhur përplasjen edhe me renditjen e kandidatëve në listën e LDK-së. Ai ka deklaruar se, para zgjedhjeve të dhjetorit, i kishte kërkuar Abdixhikut të renditej në njëzetëshen e parë të listës.

Sipas deklarimit të Gurit, Abdixhiku i ishte përgjigjur se nuk mund ta vendoste atë në njëzetëshen e parë, pasi Janina Ymeri po kërkonte të ishte në 20-shen e parë. Guri ka thënë se kjo lidhej me faktin që tre kandidatë nga i njëjti qytet nuk mund të ishin në njëzetëshen e parë.