Foto: Pas vdekjes së punëtorit në Veternik, ndalohet i dyshuari për 48 orë

Pas vdekjes së punëtorit në Veternik, ndalohet i dyshuari për 48 orë

Pas vdekjes së një punëtori në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës, një person me inicialet Xh.Sh. është ndaluar për 48 orë.

Ndalimi është bërë nën dyshimin për rrezikim të sigurisë në vendin e punës. Personi po hetohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Rasti tragjik ka ndodhur gjatë punimeve në një objekt banesor në ndërtim. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet përkatëse, ndërsa janë përfshirë edhe Inspektorati i Punës, eksperti i sigurisë në vendin e punës, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Drejtoria e Inspektimit e Komunës.