PDK pret nesër lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Një ditë para shpalljes së verdiktit final nga Gjykata Speciale në Hagë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, tha se PDK pret lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Gruda u shpreh se pret që katër ish-drejtuesit të lirohen nga të gjitha aktakuzat. Në konferencën për media, ai tha se Kosova pret drejtësi nga vendimi që pritet të shpallet nesër.
Sipas Grudës, lufta mbrojtëse dhe çlirimtare e Kosovës nuk mund të vendoset në të njëjtin plan me politikën shtetërore të agresionit, represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb.
Ai deklaroi gjithashtu se PDK-ja do ta mbrojë të vërtetën për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në fund.